Fiks Fare,Si po mashtrohen shqiptarët në internet për punë jashtë Shqipërisë,23 Nëntor 2022, Pjesa 2



Fiks Fare,Si po mashtrohen shqiptarët në internet për punë jashtë Shqipërisë,23 Nëntor 2022, Pjesa 2

Fiks Fare,Si po mashtrohen shqiptarët në internet për punë jashtë Shqipërisë,23 Nëntor 2022, Pjesa 2

Tre persona janë ankuar në redaksinë e Fiks Fare se janë mashtruar dhe kanë paguar mijëra euro për të ikur për punë jashtë Shqipërisë. Një i ri ka paguar 3 mijë euro për punë në Gjermani, por s’mori kurrë kontratën e punës. Një tjetër ankohet se ka paguar një shumë të madhe për në Angli, rreth 10 mijë sterlina. Ka parë një njoftim në internet, në “Tik Tok”. Ka kontaktuar me këtë person, por pas pagesës së lekëve te noteri dhe në dorë, mashtruesi është zhdukur. Rasti i tretë është i një 45 vjeçari nga Bubqi, Fushë Krujë. Ka paguar plot 5500 euro për në Suedi, pasi ka parë një njoftim në internet. Personit i ka dhënë me noteri një shumë të majme, pasi do ti nxirrte vizë në ambasadën e Suedisë.

Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj.”Fiks Fare” nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske.”Fiks Fare” u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. “Fiks fare” ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje.”Fiks fare” sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to “Top Channel” on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FiksFare#TopChannel .

Comments are closed.