Klan News – Java e teknologjisë Tiranë – Tel Aviv



Klan News – Java e teknologjisë Tiranë – Tel Aviv

Klan News - Java e teknologjisë Tiranë - Tel Aviv

#erionveliaj #teknologji #jave

Është hapur Java e Teknologjisë Tiranë-Tel Aviv, me fokus zhvillimet teknologjike dhe inovacionin. Gjatë fjalës së tij, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se kjo është një mundësi e madhe për të dy vendet.

“Sot kemi 88 kompani nga Izraeli në Tiranë; Janë 88 mundësi për të lidhur 88 fije bashkëpunimi mes Tiranës dhe Tel-Avivit, ose Shqipërisë dhe Izraelit. 50% e ekonomisë së vendit zhvillohet në Tiranë. Tirana është zyrtarisht qyteti më i ri në Evropë, patjetër është edhe i vetmi qytet që rritet çdo vit.”

Ndërsa Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, tha se Shqipëria ka hyrë në dekadën e dytë të zhvillimit të shpejtë të infrastrukturës së saj.

“Është një gjeneratë e re e talentuar, e cila di të flasë disa gjuhë të huaja dhe është një potencial i shkëlqyer për gjithçka që janë duke kërkuar kompanitë izraelite lidhur me partnerë dhe punonjës. Shqipëria ka hyrë në dekadën e dytë të zhvillimit të shpejtë të infrastrukturës së saj. Shqipëria është vendi më miqësor me Izraelin.”

Sipas Bashkisë Tiranë në zonën e Kasharit do të krijohet një hapësirë e lirë ekonomike edhe për bizneset që punojnë në fushën e teknologjisë.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook: https://www.facebook.com/klannews
Follow @klannews on Instagram: https://www.instagram.com/tvklannews/
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan

Comments are closed.