Top News – ‘Shqipëria’, mijëra shikime në internet/ Fjala e dytë më e kërkuar nga italianët



Top News – ‘Shqipëria’, mijëra shikime në internet/ Fjala e dytë më e kërkuar nga italianët

Top News - ‘Shqipëria’, mijëra shikime në internet/ Fjala e dytë më e kërkuar nga italianët

Fjalët kyçe për të cilat italianët kërkuan apo komentuan më shumë në rrjet ishin “paga minimale”, “Shqipëria” dhe fjala “akcizë”. Këtë rezultat e ka publikuar e përditshmja italiane “Panorama” në një analizë.
”Paga minimale” dhe ”Shqipëria”, të cilat kryesojnë këtë garë zënë mbi 61% të të gjithë kërkimeve që nga fillimi i muajit. Shuma totale e reagimeve për këto dy fjalë ka kaluar shifrën 14 milionë.
Tema e “pagës minimale” ka arritur një rekord të madh duke grumbulluar mbi 32 mijë përmendje gjatë tre javëve të para të gushtit.
Më pas renditet fjala ”Shqipëri”, me mbi 28 800 përmendje duke u pozicionuar shumë pranë vendit të parë. Vendin e tretë më të përmendur në komentet e italianëve e zuri fjala ”akcizë” me mbi 23 000 përmendje, e ndjekur nga fjala ”faturë” me mbi 15 000.
Lidhur me fjalën “paga minimale”, përmbajtja me më shumë interes ishte një video e shpërndarë nga Giorgia Meloni në TikTok, e cila grumbulloi në total 1,6 milionë shikime.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to “Top Channel” on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopNews#italy#Shqiperia .